Enca Haxhia në një kohë mjaft të shkurtër arriti të kthehej në një nga këngëtaret më të preferuara të brezit të ri. Por përpara se të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar, Enca ka tentuar të afirmohej si këngëtare nëpërmjet platformës ‘Youtube’. Ditën e sotme ajo ka rikujtuar disa nga videot e saj të 8 viteve më parë, në të cilat bënte një ripunim të këngëve të huaja.
“Isha vajza e parë shqiptare që postoja ‘cover’ në ‘Youtube’, 8 vite më parë. Unë regjistroja, këndoja, rregulloja videot, bëja promovimin të gjitha vetë”, – ka shkruar ajo. Ndërsa me një tjetër video të vjetër ajo ka thumbuar edhe kolegët e saj këngëtarë. “Zëri im prej fëmije i asaj kohe ende më i mirë se shumica e kolegëve të mi sot”, – ka shkruar Enca.