Ibrahim Çelikkol tashmë konsiderohet zyrtarisht si sex simbol, jo vetëm në Turqi por edhe më gjerë. Dhe duke e parë, mund të themi se jemi tejet dakord me këtë fakt.
Ibrahim, i cili është protagonisti i “Ambicie në udhëkryq”, shprehet se gati- gati nuk arrin ta kuptojë çfarë i tërheq femrat drejt tij.
Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori ka thënë: “Nuk më pëlqen kur më thërrasin sex simbol, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’. Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt.”
Lexoni gjithashtu: Kur vitet janë thjesht numra: Ornella Muti pozon topless dhe mahnit të gjithë!