Dy muaj më parë, Michelle Obama publikoi biografinë e saj të parë me titullin ‘Becoming’. Libri u mirëprit nga publiku dhe vazhdon ende të jetë në ‘top list’ e librave më të shitur në ‘Amazon’. Sipas ‘Amazon Charts’, ‘Becoming’ është libri më i shitur në të gjitha formatet për 47 ditë me radhë. Libri i Michelle ka arritur të qëndrojë në vendin e parë për kohën më të gjatë, duke thyer edhe rekordin e ‘Fifty Shades of Grey’.
Në muajin nëntor ish-zonja e parë tha se do të dëshironte shumë që të gjithë të mësonin nga libri si të shfrytëzojnë bukurinë e të qenurit vetvetja për t’u bërë dikushi në jetë. Siç duket të gjithë kanë gjetur diçka të vlefshme në libër dhe prandaj ‘Becoming’ ka arritur majat.