Pak kohë më parë, u përfol se Fifi nuk ishte më pjesë e kompanisë muzikore “Max Production”, gjë që këngëtarja e ka pohuar.“Po, është e vërtetë që jam larguar. Arsyeja e vetme është se unë jam si tip pakës ‘freelancer’, që kam qejf të eksperimentoj me veten dhe këtë gjë s’ma lejonin.
Ndoshta dhe nuk është arsye, por thjesht kisha nevojë për t’i bërë disa gjëra të miat vetë. Gjithsesi, sot njerëzit po ndahen me 15 vite martesë. Thjesht u uroj shëndet dhe iu shtoftë puna.”Ndër të tjera, Fifi foli edhe për “zënkën” me Flor Mumajesin, duke shtuar “se nuk janë zënë, thjesht janë hequr nga Instagrami”.