Loredana ka qenë kryefjala e mediave zvicerane dhe shqiptare gjatë këtij muaji. Reperja shqiptare u përfshi në një skandal, pasi një çift nga Zvicra e akuzoi se ajo ju ka marrë 700 mijë franga. Më pas në këtë skemë mashtrimi u përfshi edhe Mozzik me Getinjo, si dhe familjarë të Loredanës. Prokuroria po vazhdon hetimet, ndërkohë që Loredana i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet. Së fundmi me anë të një video në ‘Instagram’, reperja ka shpjeguar të gjithë situatën dhe dha një lajm për fansat e saj. Ajo zbuloi se i ka anuluar të gjitha koncertet dhe tregoi se tashmë ndjehet shumë konfuze për gjithçka.
Pas këtij reagimi të Loredanës komentet kanë qenë të shumta, madje edhe Fifi ka shprehur mendimin e saj. Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instastory’ videon e Loredanës dhe ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj saj. “Loredana edhe pse nuk njihemi personalisht, si të Ferizajit që jemi të dyja, si do që të shkojë kjo histori, ke mbështetjen time vajzë. Unë jam me ty”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.Këngëtarja shqiptare është ndër artistët e parë që e shpreh hapur mbështetjen e saj për Loredanën në këtë situatë të vështirë.