Pak kohë më parë në mediat rozë u përfol gjatë për një konflikt mes dy artisteve, Rinës dhe Fifi. Kjo e fundit në një këngë të saj thumbonte Rinën dhe në një intervistë u shpreh se ajo është pa bagazh dhe nuk mundej ta quante repere por performuese. Megjithatë në fillim të këtij viti Fifi vendosi të sqarohej dhe t’i jepte fund fjalëve. Ajo tha se nuk ishe kundër Rinës si individ, por nuk i pëlqenin gjërat e shtirura. Por mesa duket fansat e këngëtareve nuk janë ende të qartë për atë se çfarë ndodhi mes tyre dhe se si i dhanë fund konfliktit. Ditën e sotme dikush nga ndjekësit në “Instagram” e ka pyetur Fifin nëse ky pajtim mes tyre është për zili të Taynës.
“Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë inat…mburrem kur femrat kanë suksese edhe bëjnë muzikë të mirë…Rina muzikalisht më ka pëlqyer edhe për sqarim mund të shikoni të gjitha intervistat, nuk kam sharë kurrë asnjë. S’kam pse bëj gjëra për zili, s’jam fëmijë”, – ka thënë Fifi.Madje ajo ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Rinën, Taynën dhe Melindën.