Fifi flet hapur: E urreja Ronela Hajatin…

Showbiz

fifi ronela
Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, njihet për tipin e saj të lirshëm dhe pa komplekse. Ajo nuk e ka problem t`i thotë gjërat siç i mendon, pa e vrarë mendjen për mendimin e të tjerëve dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në intervistën e fundit.Edhe pse sot janë mike të ngushta, dikur nuk ka qenë kështu, pasi Fifi nuk dëshironte as t`i dëgjonte emrin dhe as ta shihte me sy Ronelën.

Fifi 324x160

“Më dukej si alien kur përmendej emri i saj, nuk doja ta shihja me sy. Kisha frikë të flisja për të, imagjino ta takoja. Plus që nuk e di pse, por në momentin e parë që shihja fytyrën e saj dukej sikur kishte një farë energjie të keqe. Por, ajo vajzë është e mrekullueshme dhe kurrë në jetën time nuk ma kishte marrë mendja se do të bëheshim shoqe të ngushta. Me këtë dua të them që mos paragjykoni prej pamjes, pasi asnjëherë nuk i dihet se çfarë njeriu mund të jetë”, është shprehur Fifi.