Fifi është shumë e dashuruar, po emrin e tij nuk do ta tregojë kurrë!

Showbiz

Në një intervistë të fundit Fifi zbuloi se është shumë, po shumë e dashuruar. Ndryshe nga herët e tjera, kur këngëtarja përpiqet ta ndërrojë kontekstin e bisedës kur vjen puna tek jeta në çift, kësaj here u tregua e qartë!

“Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur të mos ja tregoj emrin kurrë në jetën time. Vetëm nëse do t’i duhet të dali ndonjëherë, atëherë po.”