Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi, është një ndër personazhet më të pëlqyer të publikut shqiptar. Ajo është aktive në ‘Instagram’, ku publikon shpesh projekte të saj, por dhe foto nga përditshmëria. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku zbulon për ndjekësit tatuazhin gjigand në shpinë.
Bëhet fjalë për një shprehje të shkruajtur në anglisht, por me një mesazh të fortë. “Disa herë një engjëll, disa herë problematike, gjithmonë një femër e fortë”, shkruan tatuazhi i saj. Ndoshta kjo shprehje është e lidhur me një histori të saj, megjithatë është një ide shumë e mirë për dikë që kërkon një tatuzh me kuptim.