FIFA, Ronaldo vlerësohet me çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”

Showbiz

ronaldobest

Cristiano Ronaldo fitoi një tjetër përballje me Lionel Messin. Portugezi i Realit të Madridit u vlerësua të hënën me çmimin “Lojtari i vitit” nga FIFA. Në një mbrëmje të organizuar enkas në Londër, Diego Maradona lexoi emrin e 32-vjeçarit, i cili u nderua me të njëjtin vlerësim sikurse edhe vitin e kaluar. Portugezi la prapa rivalin e tij, Lionel Messin dhe Neymarin, kjo pas një super-sezoni si ai i vitit 2016-2017 ku falë kontributit të tij Reali i Madridit arriti ta mbrojë titullin kampion në Champions League dhe madje të shpallet kampion edhe në La Liga. Ky është vlerësimi i katërt FIFA dhe i dyti radhazi për Ronaldon, i cili mbetet kandidat kryesor edhe për çmimin e Topit të Artë. Vlen të theksohet se France Football ndërpreu bashkëpunimin me FIFA-n dhe tanimë cmimi prestigjioz nuk i bashkangjitet “Lojtarit të vitit” sikurse ndodhte që prej vitit 2010-të. Ndërkohë duke mbetur te ceremonia e FIFA-s, futbollistja më e mirë u shpall holandezja Lieke Martens me paraqitjen e saj dinjitoze në Evropian. Për sa i përket trajnerëve, Zinedine Zidan u shpall më i mirë në një garë ku mundi Antonio Conten e Chelsea-t dhe Massimiliano Allegrin e Juventusit. Për sa u përket golave. Më i bukuri i vitit, sipas FIFA-s, ishte ai i Olivier Giroud me një goditje me thembër në një roveshat së prapthi.