Festoi ditëlindjen ne supermarket, Chiara dhe Fedez kërcënohen me vdekje!

Showbiz

chiara shqip
Fedez ka festuar ditëlindjen e 29-të në një festë të shfrenuar në supermarket, të organizuar nga bashkëshortja Chiara dhe e ëma e tij. Në supermarketin e prenotuar për ditëlindjen e reperit u mblodhën të gjithë miqtë më të afërt të çiftit dhe festuan në mënyrë të papërmbajtur duke luajtur dhe duke i hedhur sa andej-këtej ushqimet.

fedez

Por, edhe pse çifti ka kërkuar falje, kjo gjë është kritikuar shumë nga ndjekësit, të cilët kanë arritur deri aty sa ta kërcënojnë reperin.Në një video në rrjetet sociale Fedez ka treguar se disa njerëz që e urrjenë e kanë kërcënuar me vdekje dhe u janë drejtuar asistentëve socialë duke kërkuar që atij dhe Chiara-s t`u hiqet kujdestaria e djalit të tyre.