Mbrëmja e së martësnë Festivalin e Filmit në Kanë solli Lea Seydoux plot shkëlqim pas filmit të saj të fundit dhe aktores iu dha nderi të hapte Festivalin e 77-të në Rivierën Franceze. Aktorja, e cila ka një rol kryesor në “The Second Act” (Le Deuxieme Acte), u mbështet nga një mori yjesh teksa bota e filmit, muzikës dhe modës zbriti në qytetin turistik për rreth dy javë. Supermodelja Heidi Klum, regjisorja Greta Gerwig dhe legjenda e Hollywoodit, fituesja e ‘Oscar’, Meryl Streep, ishin gjhithashtu mes atyre për të ngritur një dolli për prezantimin zyrtar të filmit.
Lea kompletoi ‘look’-un e saj verbues me një palë taka argjendi njësoj si fustani, ndërsa një gjerdan shërbeu si aksesori plotësues për këtë paraqitje të mahnitshme.
Heidi Klum ktheu kokat e të pranishmëve dhe mori vëmendjen e tyre me një fustan të kuq të gjatë, mjaftueshëm të çarë për të shfaqur feminitetin e saj.