Festat e Nëntorit dhe urimet e Vip-ave!

Showbiz

gocat nentr
Festat e Nëntorit janë gjithmonë shumë gjithëpërfshirëse për shqiptarët. Ata ndihen më të bashkuar dhe urojnë të gjithë njeri-tjetrin për ditën e flamurit dhe të çlirimit. Kjo gjë padyshim merr dhe vëmendjen e Vip-ave, të cilët gjithmonë urojnë të gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen në këto dy festa simbolike për vendin tonë. Urimet e tyre mezi priten nga njerëzit dhe ndjekësit e tyre të cilët janë gjithmonë vigjilent për të bërë komentet e ndonjëherë edhe kritikat e tyre në lidhje me urimin.

eva flam
1.Eva Murati: Eva, bukuroshja e ekranit të Tring Tv ka bërë një urim special për këtë festë nga studio e Champions League dhe më pas ka ftuar dhe pjesëtarët e tjerë të kastit ti bashkohen për të formuar simbolin e shqiponjës dy krenare.

festa nentorit 1
2.Florian Marku: Kampioni shqiptar në kickbox ka një lidhje shumë të veçantë me flamurin shqiptar. Në çdo fitore tij ai festoon duke ngritur flamurin kuq e zi me shqiponjë dykrenare në çdo vend të botës. Edhe për festa ai nuk harron ti urojë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

festa nentorit 2
3. Bleona Qereti: Pas skandalit se nuk pranoi të thoshte “Faleminderit” në gjuhën shqipe në një emision të huaj,Bleona nuk harron asnjëherë të bëjë postime nacionaliste dhe të tregojë dashuri për vendin e saj. Ky ishte postimi që ajo bëri dje për të gjithë shqiptarët.

festa nentorit 3
4.Getoar Selimi: Me plis në kokë, mbi një motoçikletë dhe në sfond me flamurin shqiptar uron edhe Ghetto i cili duket si një Skënderbe i kohëve moderne.