Në familjen Toska-Mamaqi duket se disa gjëra janë përcaktuar që në fillim, Ami është ajo që ‘’hesht’’ dhe që mundohet të mos lejojë shtypin rozë të fusë hundët në familjen e saj, kurse Ermali është ai që i thotë të gjitha, herë me aprovimin e Amit dhe herë jo. E ka bërë këtë një vit më parë kur ndau në Instagramin e tij lajmin e shtatzënisë së Amit, ishte po ai që ndau gjithashtu foton e parë pas lindjes së Sias dhe është po babi Ermali që publikoi një imazh shumë të ëmbël nga vogëlushja e tij muaj më parë me bishtaleca. Për vogëlushen nuk dimë shumë, pasi mami dhe babi i saj janë kujdesur ta shfaqin sa më pak në rrjetet sociale, ndaj dimë vetëm për bishtalecat e saj. Mirëpo mbrëmjen e djeshme, moderatorja Amarda Toska zbuloi një video nga atmosfera e Krishtlindjeve në familjen e saj. E veshur me kostumin e babagjyshit dhe me bishtalecat e saj karakteristike, Sia e vogël ishte ngritur në këmbë dhe po hidhte hapat e parë. Mami Ami duket se ishte shumë krenare, teksa e shoqëroi videon me emoji-n e një fëmije që duartroket. Urojmë që në të ardhmen të kemi fotografi më të qarta të vogëlushes, kështu që të zbulojmë portretin e saj.