Fero përleshet në mes të Mitrovicës!

Showbiz

feroo

Natën e së premtes, në një nga ‘club’-et e Mitrovicës, ka ndodhur një përleshje mes disa personave. I përfshirë në këtë sulm fizik ka qenë reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero. Sipas burimit të këtij informacioni kjo përleshje ka nisur mes tij dhe një reperi tjetër nga Mitrovica. Të njëjtat burime, kanë cituar faktin se në vendin ku ka ndodhur përleshja, ka pasur të mitur nën moshën 18 vjeçare, të cilët nuk u lejohet frekuentimi i vendeve të tilla.

“Ne si qytetar shprehim shqetësimin për shkak se në vendin ku ka ndodhur përleshja, është vend i cili frekuentohet shumë nga mosha të reja, madje edhe 14 vjeçarë, të cilët me rregull nuk u lejohet të qëndrohet në vende të tilla”, ka thënë ky burim. Ndërkohë, pak orë pasi ngjarja ka ndodhur, reperi Fero ka vendosur të shpjegojë atë se çfarë në të vërtet ndodhi, përmes një lidhje direkte me fansat në rrjetin social Instagram. Ai ka fajësuar sigurimin e lokalit se u ka ndihmuar personave që ishin në përleshje me të, por që sipas tij prapëseprapë nuk ia kanë arritur qëllimit. Gjithashtu është shprehur se natën e së premtes nuk e ka mbajtur koncertin, si pasojë e përleshjes fizike të shkaktuar.