Fero dhe Arbenita zyrtarizojnë lidhjen?

Showbiz

Lidhja e Feros dhe Arbenitës nuk ka shumë kohë që është bërë publike, megjithatë ia ka dalë të kthehet shpejt në një ndër më të komentuarat. Gjatë një interviste, kur u pyet në lidhje me martesën, Fero u shpreh se edhe mund të ndodhte dhe mesa duket, mund të jemi drejt asaj rruge.

Së fundmi, reperi ka filluar të ndjekë në ‘Instagram’ motrën dhe mamanë e Arbenitës, gjë që na bënë të mendojmë se mes tyre gjërat po bëhen akoma dhe më serioze. Nuk e dimë nëse ai dhe familjarët e modeles janë takuar më parë, por ky veprim tregon se është afruar me to. Pas kësaj, presim të shohim akoma më shumë postime ‘familjare’ nga Fero dhe Arbenita.