Gjatë një interviste për ‘Elle’, Kim ka zbuluar se vajza e saj North dhe djali Saint, kanë organizuar një shaka për babain e tyre, Kanye West.“Ajo mori salcën e kuqe në kuzhinë dhe mu lut që ta lija ta vendoste kudo mbi mua në tualet, si në një skenë të frikshme filmi. Më pas më tha të shtrihesha poshtë dhe mendova se do të thoshte që unë isha lënduar, por jo. North i mësoi Saint se si të bëjë një të qarë jo të vërtetë, më pas i tha që të bërtiste ‘mami nuk jeton më’.
Kanye erdhi menjëherë lart dhe kur e kuptoi tha se kjo nuk ishte diçka për të qeshur. Dhe unë jam dakord, por më surprizuan kur filluan të planifikonin diçka bashkë dhe po kënaqeshin, tamam si një grup”, është shprehur Kim. Kuptohet se fëmijët kanë pasur ku të ngjajnë, bëjnë gjithcka për të fituar vëmendje.