Mbretëresha e muzikës soul e cila u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 76-vjeçare , nuk ka lënë asnjë testament kështu që katër djemtë e saj kanë paraqitur një dokument që thotë se ata janë palë të interesuara në trashigimi. Ndërsa mbesa i kërkoi gjykatës të caktojë përfaqësuesin e saj personal të trashëgimisë. Kjo është zbuluar nga mediat amerikane duke nënvizuar se sipas ligjit të Miçiganit, nëse një person vdes i pamartuar dhe pa lënë një testament, pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë tek fëmijët.
Don Wilson avokati i Aretha për vitë me rradhë i kishte sugjeruar asaj që të linte një fond besimi por ajo nuk është shqetësuar asnjeherë për këtë pjesë. Ka dashur gjithmonë ta mbajë këtë pjesë private vetëm për vete është shprehur ai. Frika është e madhe se tani pretendimet e fëmijëve mund t’i çojnë ata në një luftë të gjatë në gjykatë. “Unë shpresoj që ata ta zgjidhin me qetësi këtë punë, por sipas eksperincës sime kur nuk ka një testament apo fond besimi gjithmonë palët përfundojnë në gjykatë” – përfundoi Wilson.