Kim Kardashian dhe Kanye West po përgatiten për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të katërt. Gjinia e fëmijës është zbuluar tashmë, pasi është bërë e ditur se çifti i famshëm po pret një djalë. Megjithatë fëmija do të lindë nga një nënë surrogate, për shkak të problemeve shëndetësore të Kim në trupin e saj.
Ajo zgjodhi këtë mënyrë, pasi në lindjen e 2 fëmijëve të parë pati probleme me placentën dhe doktori e këshilloi të përdorte një nënë surrogate. Fëmija i katërt i familjes më të famshme, pritet të vijë në jetë në muajin maj.Pavarësisht kuriozitetit të madh të fansave të familjes ‘Kardashian’, Kim ka zgjedhur të mos zbulojë asgjë më shumë deri në momentin e ardhjes në jetë të fëmijës.