Fejohet për herë të tretë, Scarlett Johansson sërish drejt altarit!

Showbiz

Dy aktorët e njohur, Scarlett Johansson dhe Colin Jost, kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Çifti i njohur janë fejuar dhe lajmin e ka konfirmuar publicisti Marcel Pariseau për “The Associated Press”. Pavarësisht se tashmë marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër stad, Scarlett dhe Colin ende nuk kanë vendosur se kur do të martohen.

Ata të dy u panë për herë të parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në një festë në maj të 2017-tës. Më pas në nëntor të po të njëjtit vit, Scarlett dhe Colin u shfaqën për herë të parë si çift në publik. Kjo është hera e tretë që Johnsson bën zyrtare një lidhje. Më herët ajo ka qenë e martuar me Ryan Reynolds nga viti 2008 deri në 2011. Më pas Scarlett u martua sërish në vitin 2014 me Roman Dauriac, me të cilin ka dhe një vajzë 4 vjeçe.