Ajo njihet nga të gjithë si komisarja në “Dashuri e pafund”. Aktorja Gizem Karanca është fejuar me të dashurin e saj Kemal Ekmekci. Çifti ka sëbashku një kohë të gjatë dhe më në fund kanë vendosur të finalizojnë dashurinë e tyre.
Ata janë një tjetër çift që i shtohet listës së aktorëvë turq të cilët kanë takuar partnerin/partneren e tyre në sheshin e xhirimit. Gizem dhe Kemal u njohën teksa xhironin filmin “Güzel Köylü”.
“Ishte një fillim i mbarë për ne dhe sot kemi vendosur të ndërmarrin këtë hap të madh” – është shprehur çifti.
Në lidhje me dasmën e tyre, ata janë shprehur se ende nuk e kanë vendosur datën por ama vendin e dinë. Ceremonia e tyre martesore do të zhvillohet në Bodrum të Turqisë.