Pavarësisht spekulimeve që po qarkullonin prej muajsh se Adele dhe i dashuri Rich Paul ishin martuar tashmë, në fakt Rich i propozoi për martesë këngëtares britanike vetëm javën e kaluar. Sigurisht, Adele menjëherë tha ‘Po’ dhe më pas telefonoi miqtë dhe familjen për të ndarë lajmin e lumtur. Rrethi i afërt i aktores presin që çifti të organizojë një festë të madhe, ndoshta drejt fundit të vitit të ardhshëm.
Sipas raportimeve për The Sun: “Rich kishte planifikuar që propozimi të bëhej në vendlindjen e saj, ku i dhuroi asaj një unazë me diamant katër karat. pas përgjigjes pozitive të Adele, ata festuan me shampanjë në ‘Chiltern Firehouse’ ”, thuhej në raportimin për The Sun. Adele, 36 vjeçe, nxiti thashethemet mes fansave duke iu referuar Rich-it 42-vjeçar si bashkëshorti i saj dhe duke e quajtur veten bashkëshortja e tij. Më tej burimi vazhdoi: “Adele mendon se është qesharake që fansat mendojnë se ata janë tashmë të martuar. Ka qenë një shaka mes tyre. Tani të gjithë po bëjnë shaka se ajo mund të bëhet këngëtarja kryesore e dasmës së saj”.
Më herët, Adele ishte e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki, ndërmjet viteve 2018 – 2021 dhe nga martesa e tyre sollën në jetë një djalë, Angelon, i cili sot është 11-vjeç.