Çifti i aktorëve të rinj turq i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Miray Atay dhe Atilla Doğukan Türkyılmaz u fejuan vetëm 21 ditë më parë, por së fundmi ka qenë Miray e cila njoftoi se ata u ndanë. Aktorja e bukur ka thënë:
“Ne nuk mundëm, vendosëm të ndaheshim, por ne ende e duam shumë njëri-tjetrin”.
Përveç kësaj deklarate, Atay 19-vjeçare, hoqi të gjitha fotografitë nga faqja e saj e “Instagram”, ndërsa Dogukan Turkyilmaz nuk ka bërë asnjë deklaratë.