Fedez ka tradhëtuar Chiar-ën? Fabrizion Corona zbulon të vërtetën!

Showbiz

chiara shqip
Fabrizio Corona ishte i ftuari i radhës në episodin e fundit të “Verissimo” dhe shikueshmëria e emisionit arriti kulmin. Ai ka folur për librin e tij “Nuk më keni bërë asgjë” i cili mban brenda disa të vërteta të cilat po trondisin showbizzin italian e jo vetëm.Corona në këtë libër flet për ndjenjat e tij, për zemrën që rreh akoma për Belen Rodrigues por sigurisht për të gjitha ish-të dashurat dhe historitë e tij. Ajo që bëri bujë ishte një deklaratë në lidhje me ish-të dashurën Silvia Provvedi ai u shpreh se:

FABRIZIO CORONA 625x350

“Silvia më ka tradhëtuar disa herë, më ka tradhëtuar edhe me Fedez. Kam filluar unë më pas ajo e ka bërë nga inati. Tre muajt e fundit të lidhjes tonë kanë qenë të tmerrshme, grindeshim pa pushim. Shpresoj që një ditë të kthehemi dhe të jemi shokë.”- ka përfunduar ai por ka ndezur një zjarr të madh, sepse koha kur kjo ka ndodhur, Fedez ka qenë i lidhur edhe me blogeren Chiara Ferragni më të cilën aktualisht është i martuar dhe kanë edhe një djalë. Megjithë dashurinë e Silvias, Corona këmbëngul se dashuria e tij është vetëm për Belene kjo falë djalit të tyre.