Faton Shoshi, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram këtë foto që me sa duket është paralajmëruese e një projekti të ri në horizont.Mbrëmja e së dielës, takim i rëndësishëm me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambia-s. Gjërat të reja e të mira po vijnë së shpejti në Gambia! “-shkruan Shoshi në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar. Deri tani nuk ka asgjë për tu habitur, megjithatë fansave nuk ka kaluar pa u vënë re komenti i Ermail Fejzullahut.
“Thuj le të kesh pak, se nuk s’po dihet çka është”- shkruan këngëtari poshtë postimit të Fatonit. Fejzullahu nëpërmjet këtij komenti që e ka shkruar në kuadrin e shakasë ka sygjeruar që personi që ndodhet në foto të qeshë që të mund të dallohet për shkak të ngjyrës së lëkurës. Një shaka që dëgjohet rëndom por që e shkruar nga këngëtari ka tjetër impakt për shkak edhe të influencës që ai ka të një kategori e caktuar individësh. Ndaj kanë qenë të shumtë dhe personat që i kanë sygjeruar ta fshijë komentin pasi konsiderohet diskriminues për personin në fjalë, I cili për hir të së vërtetës ka një pozicion të rëndësishëm në strukturat më të larta të një shteti të huaj por edhe ndaj racës të cilit i përket.