Pas ndarjes nga Era Istrefi, Faton Shoshi është çdo ditë në shoqërinë e bukurosheve. Këtë gjë, nuk ngurron ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Me shumë prej tyre, ai është përfolur edhe për një histori të re dashurie. Por, deri tani, mesa duket Fatoni nuk ka vendosur se kush do të jetë partneria e tij e ardhshme.
Ndërkohë, në postimin e fundit ai na ka prezantuar me “bodyguardet” e tij. Dy vajza përkrahë tij janë tejet simpatike. E njësoj siç zgjidhen velinat, edhe bodyguardet Fatoni i ka zgjedhur njërën brune e tjetrën bionde. Ndërkohë që fansat, kanë komentuar menjëherë se sa me fat është ish menaxheri i Era Istrefit, që shoqërohet gjithë kohën nga vajza të tilla.