Pak kohë më parë reperi i njohur Buta ka lajmëruar se është larguar nga kompania “Nesër Music”, ku dhe nisi karrierën e tij muzikore. Deri më tani nuk dihej arsyeja e largimit të tij, por ka qenë menaxheri Faton Shoshi ai që u ka dhënë fund aludimeve dhe ka folur për herë të parë për këtë.
Fatoni ka treguar arsyen pse dyshja ndërprenë bashkëpunimin. “Unë i lë artistët të lirë, të bëjnë çfarë të duan dhe kur nuk shkon bashkë atëherë ndahen rrugët”- ka thënë ai. Nëpërmjet kësaj Fatoni na ka bërë të mendojmë, se largimi i Butës nga kompania ka ardhur si pasojë e mosdakordësisë mes tyre.