Do të jetë “Fast & Furious 8” filmi i parë me buxhet të madh dhe filmi i dytë që merr lejen për të xhiruar në Kuba që nga momenti i përmirësimit të marrëdhënieve midis këtij shteti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, produksioni i filmit ka lançuar një video kushtuar qytetit dhe njerëzve atje. “Fast 8” do të ruajë traditën e serive të mëparshme të garave emocionuese e vendeve ekzotike, duke përfshirë edhe Islandën.