Farah Zeynep Abdullah, aktorja e dhjetra roleve në filma dhe seriale, me të cilat ka fituar zemrat e publikut dhe ka mbajtur shikuesit të mbërthyer para ekranit, nuk neglizhon kujdesin ndaj vetes dhe gjen vazhdimisht kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale për të ndarë me ta poërvoja të ndryshme por edhe për të diskutuar me ta tema të cilat zgjojnë interes publik. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale eksperiencën e fundit ku shkoi në një kamp detoksi. Ajo rrëfeu se kishte qëndruar 4 ditë pa ushqim dhe kishte konsumuar vetëm lëngje.
Farah përmendi se ato ditë kishin qenë si një sfidë tepër e fortë, pasi në ditët e para kishte qenë shumë e vështirë të mësohej me regjimin e ri dhe u shpreh se energjia e saj ishte zbehur ndjeshëm, por më pas trupi dhe mendja ishin përshtatur dhe ajo ndihej më mirë se më parë.