Farah Zeynep Abdullah, së fundmi e ka gjetur veten përballë dyshimeve se mund të jetë infektuar me koronavirus dhe e ka parë të arsyeshme të marrë disa masa paraprake duke qëndruar përkohësisht larg kontakteve që e lidhin me angzhimet profesionale, jashtë shtëpisë. Aktorja i ka ndarë këto dyshime me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Farah, e cila interpreton personazhin e Inxhisë në serialin “Apartamenti i Pafajësisë’ dhe që aktualisht po përgatitej për xhirimet e filmit ku ajo do të ketë rolin kryesor, në video ka treguar se simptomat që ndjente ishin të ngjashme me ato të ftohjes e lodhjes dhe e ka parë këtë si një sinjal për t’u vetë-karantinuar për pak kohë, deri sa gjendja e saj të jetë përmirësuar.
