Farah Zeynep Abdullah mes trishtimit dhe suksesit…

Showbiz

Bukuroshja e filmave dhe serialeve Farah Zeynep Abdullah, e cila interpreton personazhin aq të dashur Inxhit në serialin e cilësuar ‘fenomeni i vitit’, “Apartamenti i Pafajësisë”, ditët e fundit po përjeton emocione të trazuara në jetën personale dhe atë profesionale. Filmi në të cilin ajo do të shfaqet në rolin e protagonistes vendos në qendër  jetën e një këngëtareje shumë të njohur dhe të sukseshme ku ajo vjen si një artiste që me zërin dhe përvojat e saj në skenat e mëdha rrëmbeu zemrat e të gjithëve. Ndërsa është bërë e ditur data e  publikimit të projektit të ri,  më 4 mars,  jeta private e aktores duket se nuk ndodhet  në ditë të mira. Farah e cila prej rreth 8 muajsh jetonte  romancën e saj me producentin Efe Çelik, i njohur si “DJ Artz” mësohet se i ka dhënë fund romancës së tyre pasi nuk kishte gjetur lumturinë që kërkonte. Pas ndarjes së papritur, ajo gjithashtu i ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram, të gjitha fotografitë që ata kishin së bashku.