Fansja 40 vjeçare i hyn në pronë 3 herë brenda javës, këngëtari e arreston!

Showbiz

jusiniij2

Ka dashamirës të muzikës, ka fansa, ka fansa të thekur dhe më pas vjen zonja në fjalë!

Gjatë gjithë kohës kemi parë të rinj që “marrosen” pas emrave të njohur të ekranit, bëjnë tatuazhe këngët dhe emrat e tyre, blejnë albume dhe bileta koncertesh, mbushin dhomën me postera, por si rasti i zonjës nuk kishim parë ndonjëherë.

Policia ka arrestuar ditën e djeshme një 40-vjeçare pasi po ecte për të tretën herë brenda pronës së Justin Bieber pa marrë leje. Sipas TMZ autoritetet kanë marrë një telefonatë nga Bieber në orën 7.30 pasdite të cilët kanë kërkuar arrestimin e zonjës.

Edhe pse rojet e sigurisë së banesës së këngëtarit e kanë paralajmëruar zonjën të qëndrojë larg zonës, sërish kjo e fundit ia ka dalë të fundet brenda, por fatmirësisht jo brenda banesës.

Tashmë ajo ndodhet në paraburgimin në Beverly Hills.

Me siguri zonja do të jetë “çmendur” nga videot e fundit të postuara nga Bieber, ku tregonte tatuazhet e reja.

Justin Bieber Blonde Hair

/Blitz.al/