Këngëtarja Shakira njihet për anën e saj të thjeshtë dhe humane, si dhe për dashurinë e madhe që ju shpreh fansave. Por, ngjarja që ka ndodhur së fundmi në stadiumin Azteca në Meksiko, i ka bërë të gjithë të dashurohen me thjeshtësinë dhe dashamirësinë e këngëtares. Një fans është ngjitur në skenë duke u shpëtuar rojeve të sigurisë dhe duke iu afruar Shakira-s për ta takuar dhe për të bërë një foto me të.
Shakira është treguar shumë e dashur me të dhe e ka përqafuar, por menjëherë ndërhynë rojet e sigurisë, të cilët kanë dashur ta largojnë prej andej fansin duke e tërhequr në mënyrë të dhunshme. Por, ai nuk largohet dhe qëndron i përqafuar pas idhullit të tij duke u munduar të shkrepë një foto. Pasi e pa që as rojet dhe as djali nuk po dorëzoheshin, këngëtarja i ka larguar rojet duke i realizuar dëshirën fansit, i cili pasi bëri foton e përqafoi dhe u largua.Djaloshi quhet Axel Escobar dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe 7 vite më parë në një koncert të Shakira-s dhe e ka publikuar foton e vitit 2011 duke theksuar thjeshtësinë e këngëtares, që e ka lejuar sërish të bëj foto.