Këngëtarja amerikane Billie Eilish, është një nga emrat më të dëgjuar të momentit. Ndonëse vetëm 18 vjeç, ajo njihet për stilin e veçantë dhe zërin karakteristik.
Këngëtarja është një ndër personazhet më të dashur dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Por si duket të qenurit e famshme ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Kështu ka ndodhur dhe me Billie, e cila është detyruar të marrë një urdhër mbrojteje, pasi një fans i fiksuar pas saj, e përndiqte vazhdimisht. Sipas ‘TMZ’, Eilish ka marrë një urdhër mbrojtjeje për 3 vitet e ardhshme nga Gjykata Supreme e Los Angelos.
Ajo ka thënë në gjykatë se një fans i shfaqej vazhdimisht në shtëpinë e saj, pa maska dhe doreza dhe sillej në mënyrë anormale. Urdhëri i ndalon personit në fjalë t’i afrohet Billiet ose familjes së saj.