Fansi i fiksuar e Miley Cyrus sërish nën arrest

Showbiz

Miley Cyrus doli sërish ballë për ballë me fansin e  fiksuar pas saj, Alexander Kardalian. Kardalian shkoi në shtëpinë e Cyrus dhe donte t’i bënte dhuratë një arush pellushi, pavarësisht një urdhri të mëparshëm ndalimi. Kaq ka mjaftuar që ai të arrestohej sërish. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore prej një kohe të gjatë është përndkjekur prej Kardalian. Kardalian, 52 vjeç, erdhi në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles me një arush pelushi. Roja e sigurisë së Cyrus e vuri re situatën, largoi Kardalian pavarësisht këmbënguljes së tij për tja dhuruar arushin yllit dhe më pas thirri policinë. Sipas lajmeve në New York Daily News; Edhe pse Kardalian erdhi vetëm deri te porta e kopshtit të shtëpisë së Cyrus, ai u arrestua për shkelje të masës së ndalimit të lëshuar më parë ndaj tij.

Mësohet se Kardalian tha se kishte ardhur te Cyrus vetëm për t’i dhuruar asaj një arush pellushi dhe jo për ta shqetësuar atë. Kardalian, i cili ishte arrestuar më parë, u lirua në shtator 2023. Megjithatë, disa ditë pas lirimit të tij, Cyrus mori një urdhër mbrojtje nga gjykata. Në kundërshtim me këtë vendim, Kardalian u arrestua sërish.