Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në koncertin e Jay Z dhe Beyonce-s, gjatë “OTR Tour Atlanta”. Video-t e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se si një fans i dehur ka hyrë mes turmës dhe është drejtuar drejt çiftit të këngëtarëve, të cilët ishin duke interpretuar. Beyonce-s dhe Jay Z-së i kanë ardhur menjëherë në ndihmë balerinët e turit dhe më pas kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë.
Dy yjet sapo kishin përfunduar këngën e fundit dhe po largoheshin nga skena, kur fansi u shfaq krejt papritur, me qëllim të dukshëm për t’i sulmuar ata.Balerinët e kanë kuptuar qëllimin e fansit dhe ata kanë vrapuar drejt tij. Madje në video-t e publikuara shihet sesi ata pasi e kanë kapur e rrahin keq atë.Sipas “TMZ” policia mbërriti menjëherë dhe tashmë është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit. Një përfaqësues i turneut komentoi se siguria duhet të jetë pak më e fortë në të ardhmen.