Meghan Markle është një prej personazheve publikë që nuk i fsheh asnjëherë qukat e saj, madje i ekspozon pa problem. Edhe ditën e dasmës, ajo kishte zgjedhur që t`i nxirrte në pah qukat dhe të gjithë u dashuruan me pamjen e saj.
Madje falë saj, qukat janë kthyer në një “aksesor” për zbukurimin e pamjes për shumë vajza të reja, të cilat edhe pse nuk i kanë, i bëjnë tatuazh.