Disa ditë më parë, Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Siç u bë e ditur nga vetë ajo, djali erdhi në jetë nëpërmjet një nëne surrogate, megjithatë Kim ka qenë pranë saj gjatë gjithë kohës.
Së fundmi, në postimin ku zbuloi pamjet nga ‘baby shower’, fansat vunë re një detaj që ishte përdorur dhe në postime në rrjete të tjera sociale, si ‘Twitter’. Bëhet fjalë për një ‘emoji’ arushi, nga i cili fansat mendojnë se emri i vogëlushit mund të jetë ‘Teddy’, ‘Theodor’ ose’Bear’. Sipas ‘Cosmopolitan’, kjo mund të jetë vetëm një lojë e vogël e Kim përpara se të zbulojë emrin e vërtetë të djalit, megjithatë presim të shohim detaje të reja në vazhdim.