Fansat sulmojnë aktoren turke, ajo reagon e irrituar: « O roje të pamoralshëm të nderit!»

Showbiz

Gokce Akyildiz

Ju kujtohet motra e vogël e Sinanit tek seriali “Mes dy dashurish”? Gokce Akyildiz u martua verën e kaluar dhe gjatë kësaj jave solli në jetë fëmijën e saj të parë. Gokce dhe bashkëshorti i saj u bënë me djalë.

Vete aktorja 25 vjecare ka postuar në Instagram këtë fotografi ku uron mirëseardhje vogëlushit të saj.
“Mirë se erdhe, bir!” – ka shkruar aktorja në postimin e saj.

Megjithatë, disa nga komentet e fansave nuk kanë qenë aspak të këndshme. Ja se çfarë shkruajnë ata:
-U martuan në korrik. Vetëm 8 muaj janë bërë që kur janë martuar. Atëherë kjo do të thotë që ka mbetur shtatzënë para martese.
– Nëse ke bërë fëmijën ditën që je martuar, do të thotë që je bërë nëna e një fëmije 8 muajsh e 17 ditë. Zoti e rrittë me nënë e me baba!
-A nuk je e sapomartuar? Paske mbetur shtatzënë para se të martoheshe më duket.

Edhe aktorja ka reaguar menjëherë duke shkruar:
O roje të pamoralshëm të nderit!
“Jam unë ajo që po më vjen më shumë turp për komentet tuaja të shëmtuara për fëmijën tim që ka lindur para kohe dhe ka qëndruar në inkubator.
Nuk keni frikë nga Zoti? Ju më dhimbseni. Qëndroni larg meje!”