Fansat më të bindur se kurrë: Beyonce është sërish shtatzanë!

Showbiz

bey
Prej muajsh përflitet se këngëtarja e njohur Beyonce pret fëmijën e saj të katërt. Këtë herë një gjest i saj në koncertin në Itali ka ngritur menjëherë dyshime tek të gjithë fansat. Në ‘Twitter’ ka filluar të shpërndahet një video në të cilën Beyonce shikon fansat e saj në sy dhe fërkon barkun. Edhe pse nuk ka ende një konfirmim nga ana e këngëtares apo bashkëshortit të saj, Jay-Z, të gjithë thonë tashmë se kjo është mëse e vërtetë.

beyonceee

Për më tepër fansat kanë filluar të dyshojnë, duke qenë se me të njëjtin gjest në vitin 2011, Beyonce zbuloi se ishte shtatzënë me vajzën e saj, Blue Ivy. Më tej adhuruesit e saj vazhdojnë me teorinë e shtatzënisë duke shtuar se çifti i këngëtarëve kanë të preferuar numrin 4, prandaj nuk është çudi sipas tyre se Beyonce po pret fëmijën e katërt.