“Forca e gravitetit po shkon në drejtime që nuk i dua aq shumë. Mund të shikohem pasqyrë herë pas here dhe të them ‘po gënjen, nuk dukem kështu’. Por realiteti është komoditeti që unë ndiej në lëkurën time është dhurata më e madhe. Nuk do ta ndërroja atë me asgjë tjetër.”-do të shprehej para dy viteve, Demi Moore. Por aktorja e famshme e “Ghost” i ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj kur hapi shfaqjen në koleksionin debutues të Fendit në skenën e Palais Brongniart, në Javën e Modës në Paris.
58-vjeçarja e përshkroi momentin si “përmbushjen e një ëndrre që në adoleshencë”, ndërsa “u kryqëzua” në rrjet për ndërhyrjet e shumta në fytyrë dhe botoxin që nuk e lejonte as të buzëqeshte. Ata filluan të shpërndanin foto nga vitet e mëparshme dhe ndryshimi është i frikshëm.