Aktorja të cilën shpesh e kemi ndjekur në filma dhe seriale të ndryshme, është vlerësuar gjithmonë për pamjen e saj të jashtme, por së fundmi ajo është ndodhur nën shënjestrën e fansave të saj, të cilët e ‘akuzojnë’ atë për modifikimin e fotografive të saj të postuara në rrjetet sociale.
Sipas tyre, aktorja ka përdorur fotoshopin në mënyrë të ekzagjeruar, kryesisht në foton epublikuar së fundmi me bikini ku sipas tyre ajo e ka modifikua belin e saj, por ka harruar të bëj të njëjtën gjë me krahët e saj. Shumë komentues e kanë ironizuar atë, por të tjerë, kryesisht meshkuj kanë komentuar duke u shprehur se femrat thjesht ndihen xheloze për elegancën e saj.
Kujtojmë se Şükran Ovalı , u martua me Caner Erkin në Romë, në vitin 2017 dhe përjetoi gëzimin e të bërit nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së saj Mihran Ela në gusht 2018.