Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi dy ditë më parë në Mançester në koncertin e këngëtares Ariana Grande, duket se askush nuk ndihet më i sigurt.
Kjo është edhe arsyeja pse fansat e këngëtarit shumë të njohur Justin Bieber i kanë kërkuar atij që të anulojë koncertin i cili mbahet më 2 korrik në “British Summerfest Festival”, në Londër.
Të gjithë kërkojnë anullimin e koncerit por ende nuk është marrë ndonjë vendim.