Justin duket sikur nuk po “e mbledh” as martesa me Haileyn. Këngëtari së fundi ka bërë një veprim të paparë deri më tani, duke befasuar të gjithë fansat. Ai ka publikuar në llogarinë personale në Twitter numrin e telefonit, gjë që ishte e papritur.
Shumë fansa menjëherë filluan t’i dërgonin mesazhe, por 24-vjeçari nuk iu përgjigj atyre dhe fshiu mesazhin në rrjetet sociale. Madje, për shkak të gabimit që bëri, ai u detyrua të ndërroj krejtësisht numrin e telefonit.
Mediat botërore shkruajnë se Bieber nuk dëshiron të zemërojë gruan e tij, Hailey Baldwin, ku muaj më parë kurorëzuan lidhjen e tyre disamujore me martesë. Aktualisht Justin është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë disa koncerte gjatë vitit të ardhshëm.