Fansat ende të shokuar nga lajmi i Can Yaman: I luten të mos shkojë në ushtri!

Showbiz

Can Yaman ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit, ku u shpreh se në janar të vitit 2020, do t’i bashkohet forcave ushtarake. Aktori i suksesshëm, rrjedhimisht do të heqë dorë nga detajet që e karakterizojnë në pamje, siç janë flokët dhe mjekra. Ky vendim, ende nuk është “pranuar” nga fansat, të cilët i bëjnë pa pushim thirrje për të ndryshuar mendje.

Edhe pse në fakt, Can është i detyruar ta kryejë shërbimin ushtarak, fansat shpresojnë ndoshta statusi i tij si aktor mund ta “shpëtojë” nga ky detyrim. Ndërkaq, Can herë pas here bën video live ku mundohet t’i shpjegojë sërish fansave arsyet e vendimit të tij, si dhe faktin që ky vendim në fund të ditës nuk është një “tragjedi” siç ata po e interpretojnë.