Fansat e quajnë lidhjen e tyre marketing, Gigi Hadid ka një përgjigje për ta!

Showbiz

gigi zayn1
Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë rikthyer bashkë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Menduam se dashuria trimfoi, por disa nga fansat e tyre nuk mendojnë kështu. Ata janë shprehur dhe kanë shkruar se ata nuk janë rikthyer bashkë dhe e gjithë kjo marrëdhënie është ‘fake’, pra një marrëdhënie e shtirur dhe asgjë reale. Të shumta janë postimet në twitter, por edhe në rrjetet e tjera sociale që shkruajnë se kjo është vetëm çështje marketingu dhe mënyrë për të promovuar njëri-tjetrin.

gigi twi
Gjithashtu ata kanë shkruar se këtë gjë e vërteton edhe fakti që Zayn nuk e ndjek në Instagram.Por nuk ka vonuar edhe reagimi i supermodeles. Ajo iu është përgjigjur nëpër komente njerëzve duke thënë se çdo gjë shkruhet nuk është aspak e vërtetë. “Ju lutem mjaft. Kjo gjë është shumë negative. Ju nuk dini 90% të gjërave në një marrëdhënie të dy njerëzve” Ndërsa për sa i përket pjesës që Zayn nuk e ndjek në Instagram ajo i është kundërpërgjigjur se ‘nuk është e nevojshme që ai të më ndjeki, pasi ka sytë e mi tatuazh”.

gigi tatu