Dua Lipa, gjatë një interviste është pyetur se kë do të zgjidhte midis Taylor Swift dhe Kanye West. Këta dy të fundit, jo vetëm që i përkasin zhanerave të ndryshëm muzikorë, por kanë patur dhe një konflikt tejet të bujshëm. Prandaj kjo pyetje, mori interpretime të ndryshme. Megjithatë, 22 vjeçarja ka zgjedhur reperin e famshëm, si të preferuarin e saj.
Menjëherë pas kësaj interviste, fansat e Taylor Swift kanë vërshur me kërcënime kundrejt saj. Ata kanë bërë komente ofenduese kundrejt saj dhe familjes së saj, duke e kërcënuar e duke i shkruajtur “Shpresojmë të vdesësh.” Ky, ishte mesazhi më i butë i dërguar në adresë të saj.
Për të qetësuar këtë situatë, Dua është detyruar të japë një tjetër intervistë. Ajo ka treguar se gjithçka është keqkuptuar. Këngëtarja ka treguar se e adhuron rrymën hip-hop dhe për këtë arsye zgjodhi Kanye West. Ajo e vlerëson tejmase talentin e Taylor dhe nuk ka asgjë kundër saj. Gjithashtu, nuk do që përgjigjia e saj të interpretohet si një këndvështrim për konfliktin midis Taylor dhe Kanye.