Fansat e Asli Enver vihen përballë atyre të Murat Boz, sa të vërtetë janë ata?

Showbiz

aslleme

Asli Enver dhe Murat Boz nuk janë prej kohësh së bashku por shtypi turk vazhdon t’i lidhë emrat e dy artistëve me njëri-tjetrin. Dy aktorët janë bërë pjesë të dy reklamave të ndryshme por ata i kanë publikuar në të njëjtën kohë në rrjetet e tyre sociale. Kështu, 8.5 milionë fansa të Boz janë vënë përballë 4.9 milionë fansave të Aslit.

Edhe pse këngëtari dhe njëkohësisht aktori i “Vëllai im” ka disa herë më shumë fansa se aktorja e “Nusja nga Stambolli”, shikueshmëria e kësaj të fundit është shumë më e madhe. Reklama e Murat Boz numëron 216 mijë shikime ndërkohë ajo e Aslit ka arritur shifrën e 1.6 milionë.

“Sa të vërtetë kanë fansat e aktorit” dhe “a janë ata fansa të blerë” kanë qenë disa nga pyetjet që janë shtruar në portalet turke.

Po ju cilin prej tyre ndiqni në instagram?