Vdekja e parakohshme e yllit të muzikës POP, i njohur si i dashuri i Ariana Grande-s, Mac Miller, ka pushtuar mediat javët e fundit edhe për shkak të misterit që ende mbulonte shkaqet e vdekjes. Por sot është zbuluar se ylli i muzikës ka vdekur nga një mbidozë e fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, sot është dëshmuar nga Departamenti i Ekzaminimit Mjekësoro-Kriminal në Los Anxhelos, se shkak i vdekjes së parakohshme të Miller, ka qenë pikërisht overdoza, por deri tani është mbajtur e fshehtë dhe arsyet nuk dihen.
Menaxheri i muzikantit ishte ai që e gjeti i pari pa shenja jete, por, sipas dëshmisë së tij, Miller-in e kishte gjetur në një pozicion që ngjasonte sikur po lutej, në shtratin e tij, raporton TMZ. 26-vjeçari, i cili u nda me këngëtaren Ariana Grande në maj, u gjet i vdekur në shtator në shtëpinë e tij në San Fernando Valley. Çifti kishte një lidhje për rreth dy vite, por pas ndarjes deklaruan se pavarësisht të gjithave, do të mbeteshin miq të mirë.