Familja Mbretërore i bën planet në grup Whatsappi! Shikoni çfarë komunikojnë aty…

Showbiz

William, Kate, Meghan, Harry, Zara Tindall dhe i shoqi Mike, ashtu si edhe ne të tjerët kanë komunikimin e tyre nëpër grupe chat-i dhe këto të fundit i përdorin për të organizuar takimet mes tyre.


‘Mund të krijohet një chat për një mbledhje specifike dhe pastaj të qëndroni në grup për të mos u treguar të pasjellshëm’. Grupi familjar i pashmangshëm në të cilin shpesh shtohemi pa e ditur dhe vetë, nuk kursen as anëtarët e familjes mbretërore. Edhe Kate Middleton, William, Harry dhe kushërinjtë e tjerë mbretërorë bëjnë pjesë në një grup WhatsApp. Këtë e zbuluam kur Mike Tindall, ish-lojtar i rugby i cili është martuar me Zara Philips, vajzën e princeshës Anna, mbesën e Madhërisë së saj, zbuloi se kishte mësuar për ardhjen në jetë të Archie përmes një njoftimi në grup.
Dhe në këtë grup, të afërmit e familjes mbretërore kanë komunikuar dhe do të vazhdojnë të komunikojnë gjatë gjithë verës për të koordinuar takimet. Ashtu si dhe ne. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të marrë pjesë në një ndeshje, një udhëtim apo ditë në fshat, familja mbretërore i bën planet përmes mesazheve në grup.


Winsdor-ët gjithashtu mund t’i ndërthurin bisedat e tyre me meme dhe emoji. Cila është e preferuara e Dukeshës së Kembrixhit? Fytyra që shkel syrin apo ‘zemra’ klasike? Por pyetja e vërtetë është: cili është emri i këtij grupi? Mund të ishte ‘the Firm’ ose ‘the young royal gang’.
“Mund të krijoni një chat për një takim të caktuar, të qëndroni aty dhe herë pas here dikush të shkruajë diçka”, shpjegoi Mike disa kohë më parë. “Ndonjëherë bëhen shumë mesazhe. Dhe ju thjesht qëndroni në grup pa komentuar, por keni frikë të dilni sepse nuk doni t’ju quajnë të pasjellshëm”. Tamam ashtu si ne…